Ndërtimi i Unazës, Rama: Vlera për kilometër sipas përmbajtjes së projektit

TIRANË, 21 nëntor/ATSH/ – Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se vlera për kilometër variojnë sipas përmbajtjes së projektit të “Unazës së Re”.

Duke komentuar projektin e “Unazës së Re”, Kryeministri tha se çmimet dalin nga një manual standard.

“Dikush duhet t’u shpjegojë inxhinierëve të PD dhe LSI, si dhe të kazanit plot me kadrinj se km e rrugëve nuk janë si metrat e teritalit që blinin në MAPO dikur për pantallonat e tyre! Vlerat për km variojnë sipas përmbajtjes së projektit e çmimet dalin denbabaden nga një manual standard”, u shpreh Rama. /k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.