BRUKSEL – Takimi May-Juncker shënoi progrese, por puna vijon

BRUKSEL, 21 nentor /ATSH-AFP/ – Takimi midis kryeministres britanike, Theresa May dhe presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Junker për të finalizuar marrëveshjen për Brexit mundësoi progrese të kënaqshme por puna vijon, njoftoi ekzekutivi europian.

Takimi zgjati rreth dy orë në Bruksel kur na ndajmë vetëm katër ditë nga samiti i jashtëzakonshëm që duhet të garantojë vlefshërinë përfundimtare të marrëveshjes së divorcit. BE-ja dhe May duhet ende të bien dakort mbi një deklaratë politike që do të hedhë bazat për marrëdhëniet e tyre të ardhshme./ /v.b/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.