TIRANË,20 nëntor /ATSH- I. Vata/ – Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur studentët e Universitetit Ndërkombëtar të Strugës, të cilët dhuruan gjak në ditën e fëmijëve.
Presidenti Meta, shprehet se: “Një falënderim të veçantë kam sot për studentët e Universitetit Ndërkombëtar të Strugës, të cilët me një ndjenjë të lartë humanizmi, solidariteti por edhe patriotizmi, iu bashkuan me vullnetarizëm “Aleancës për Dhurimin e Gjakut”, pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, për të kontribuuar në një seancë dhurimi gjaku për fëmijët talasemikë dhe jo vetëm”.
“Me aktin e tyre, këta të rinj shqiptarë nga Maqedonia, dëshmuan se përfaqësojnë denjësisht vlerat tona më të mira kombëtare”, shprehet Meta. /j.p/