MALAJZI – Razak merret në pyetje për shitjen e nëndetëseve franceze

KUALA LUMPUR, 20 nëntor /ATSH-AFP/ – Ish-kryeministri malajzian, Najib Razak u mor në pyetje nga komisioni antikorrupsion lokal, në një çështje hetimore për shitjen e nëndetëseve franceze në Malajzi në 2002, njoftoi sot një burim zyrtar për median.

Najib Razak, bashkëshortja dhe disa nga aleatët e tij janë vënë nën akuzë muajt e fundi në një seri skandalesh financiare, përfshirë përvetësimin në shkallë të gjerë të fondit sovran malajzian, 1MDB.

Hetimi i fundit po shqyrton shitjen në 2002, pas disa vitesh negociatash, të dy nëndetëseve ”Scorpène” për Malajzinë me vlerë 1,2 miliardë dollarë.

”Najib Razak është bërë objekt i një hetimi në lidhje me blerjen e dy nëndetëseve ”Scorpène”, raportoi për median një burim i afërt me dosjen brenda komisionit antikorrupsion (MACC)./ / v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.