Divjakë, investime në rehabilitimin e sistemit kullues

Divjakë, investime në rehabilitimin e sistemit kullues

Divjakë, investime në rehabilitimin e sistemit kullues“Shirat e parë gjejnë bashkinë Divjakë në një stad te avancuar për sa i përket investimeve dhe punimeve ne bujqësi”, shprehet kryetari i bashkisë, Kokoneshi.https://ata.gov.al/2018/11/20/divjake-investime-ne-rehabilitimin-e-sistemit-kullues/

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E martë, 20 Nëntor 2018

TIRANË,20 nëntor /ATSH- I. Vata/ – Bashkia Divjakë vazhdon investimet  në bujqësi për pastrimin e kanaleve kullueseve dhe ndërtimin e kanaleve ujitëse.

“Shirat e parë gjejnë bashkinë Divjakë në një stad të avancuar për sa i përket investimeve dhe punimeve ne bujqësi”, shprehet kryetari i bashkisë, Kokoneshi.

Në vijim ai shton se “Investime të rëndësishme të qeverisë shqiptare dhe bashkisë Divjakë në sistemin vaditës dhe kullues janë tashmë në një stad të avancuar dhe do të vazhdojnë deri në përfshirjen e të gjithë bashkisë dhe njësive që ajo ka në administrim.”

Më tej, kryetari i bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi u shpreh se jemi në fillimin e fazës së dytë të kanaleve të para dhe të dyta ujitëse.

“Ky është një projekt i cili është financuar nga Banka Botërore me mbështetje të Ministrisë së Bujqësisë. Sot ka filluar puna për rehabilitimin e këtij kanali. Ky segment finalizon një herë e përgjithmonë nga Gradishta deri në hyrje të Divjakës. Kjo skemë mbulon të gjithë sipërfaqen e kësaj hapësire. Pra do ndihmojë në ujitjen e gjithë njësisë”, tha ai.

Po ashtu ai tha se “ky kanal do të vishet me beton, sipas standardeve që kemi kërkuar dhe kuptohet rritet volumi dhe shpejtësia e ujit dhe ky ujë do të shkojë deri në Divjakë dhe do të vadisë gjithë sipërfaqen e Divjakës”.

Kryetari i Bashkisë Divjakë,  Kokoneshi, thekson se “në gjashtëmujorin e parë të 2019 do të pastrojë të gjithë kanalet e dyta dhe të treta, pra sistemi i ujitjes bashkë me kullimin të përfundojnë një herë e përgjithmonë”. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.