BUDAPEST – “Magyar Idok”: Hungaria miraton azilin për Gruevskin

BUDAPEST, 20 nëntor /ATSH-DPA/ – Qeveria hungareze i ka dhënë azil politik ish-kryeministrit maqedonas Nikola Gruevski, i kërkuar nga vendi i tij për të vuajtur një dënim për korrupsion, njoftoi një gazetë proqeveritare në Budapest.

Gazeta “Magyar Idok” deklaroi se autoritetet hungareze të imigracionit e bazuan vendimin e tyre mbi deklaratën e Gruevskit, sipas të cilit jeta e tij ishte në rrezik dhe se qeveria maqedonase kërkonte ta burgoste atë me mjete jodemokratike.

Gruevski u largua nga Maqedonia pas një urdhri të gjykatës më 9 nëntor, që kërkonte paraqitjen e menjëhershme në burg të ish-kryeministrit./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.