BRUKSEL – Marrëveshje në BE për një kontroll të investimeve të huaja

BRUKSEL, 20 nëntor /ATSH-AFP/ – Europianët ranë dakord sot për një kuadër europian të kontrollit të investimeve të huaja në BE, me qëllim që t’i përgjigjet shqetësimeve të shteteve më të mëdha anëtare përballë blerjeve, kryesisht kineze, në sektorët strategjikë.

Ky tekst synon të përforcojë bashkëpunimin mes shteteve anëtare, me mbështetjen e Komisionit Europian, kur investitorë nga vende të treta interesohen për sipërmarrje europiane me aktivitet delikat.

Franca, Gjermania dhe Italia, të shqetësuara duke parë kopani të huaja, kryesisht kineze, që blejnë teknologji kyçe nëpërmjet blerjes së sipërmarrjeve të tyre, kërkojnë prej një kohe të gjatë këtë ligj për të filtruar me mira disa operacione të investimeve direkte të huaja. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.