Ambasada e SHBA-së komenton dënimin e grupeve kriminale në vend

TIRANË, 20 nëntor/ATSH/ – Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka komentuar ditën e sotme dënimet e grupeve kriminale në vend, konkretisht atë të Ervis Martinajt dhe Emiliano Shullazit, duke sjellë në vëmendje edhe hetimin e ish-ministrit Saimir Tahiri. Ambasada shkruan në përfundim se qëndron në pritje të një përparimi të vazhdueshëm në fushën e sundimit të ligjit në Shqipëri.

“Gjykata e Krimeve të Rënda të Shqipërisë dënoi Emiljano Shullazin dhe grupin e tij, por presim përparim të vazhdueshëm në rrugën e Shqipërisë drejt sundimit të fortë të ligjit. Dje, Gjykata e Apelit të Tiranës dëgjoi argumentet e prokurorëve lidhur me masën e sigurisë për Ervis Martinaj. Ne presim hetimin e plotë të tij, ashtu siç presim që sundimi i ligjit të zbatohet gjatë hetimit në vazhdim për Saimir Tahirin. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj së ardhmes së Shqipërisë. Kush e ka radhën?” – shkruan Ambasada e SHBA. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.