“Aleanca për Dhurimin e Gjakut”, seancë dhurimi gjaku për fëmijët talasemikë

TIRANË, 20 nëntor /ATSH/ – “Aleanca për Dhurimin e Gjakut” organizon një seancë dhurimi gjaku, për fëmijët talasemikë dhe jo vetëm, duke përcjellë mesazhin se mbrojtja e jetës dhe përkujdesi për shëndetin e tyre duhet të jetë misioni ynë i përhershëm.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta përshëndet këtë nisëm me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve.

“Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve, na frymëzon të bashkojmë përpjekjet për mbrojtjen e shëndetit, mirëqenien, arsimimin e respektimin e të drejtave të fëmijëve, si dhe për të parandaluar çdo formë dhune, abuzimi e shfrytëzimi të tyre. Krenar që sot, në këtë ditë të rëndësishme, “Aleanca për Dhurimin e Gjakut” organizon një seancë dhurimi gjaku, për fëmijët talasemikë dhe jo vetëm, duke përcjellë mesazhin se mbrojtja e jetës dhe përkujdesi për shëndetin e tyre duhet të jetë misioni ynë i përhershëm”, shprehet Presidenti Meta.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.