25-vjet marrëdhënie Shqipëri-Kazakistan, nënshkruhet Protokolli i Bashkëpunimit

TIRANË, 20 nëntor/ATSH/-Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati mori pjesë në Astana 25-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Kazakistanit, ku vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve.

Bushati me homologun Kairat Abdrakhmanov diskutuan mbi thellimin e bashkëpunimit dypalësh, sfidat e sigurisë, luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.

Në këtë drejtim, ata firmosën Protokollin e Bashkëpunimit i cili përmirëson kuadrin ligjor dhe forcon marrëdhëniet mes dy vendeve tona. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.