10-mujori, eksportet u rritën me 16%

TIRANË, 20 nëntor/ATSH/ – Në dhjetëmujorin e vitit 2018 eksportet e mallrave u rritën me 16%, krahasuar me një vit më parë.

Sipas shifrave të bëra publike nga ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, në vetëm 10 muaj eksportet e mallrave janë rritur me 16% krahasuar me një vit më parë, referuar së njëjtës periudhë.

“Për 10 muajt, kemi shifrat e tregtisë së jashtme, më rezulton se eksportet e mallrave janë rritur me 16% kundrejt një viti më parë. Ndërkohë që në muajin tetor pati një rritje prej 21% ndërsa deficiti tregtar është përmirësuar ndjeshëm me 8%, gjatë kësaj periudhe krahasuar me një vit më parë”, – tha Ahmetaj.

z.tosku/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.