Shkodër/ Nxënësit e “Ndre Mjedës”, njihen me veprën “Aventurat e Fiorit”

TIRANË,18 nëntor /ATSH/ Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Ndre Mjeda” në qytetin e Shkodrës, u njohën sot me veprën më të fundit në letërsinë për fëmijë të autores Amazona Hajdaraj: “Le avventure di Fiori” (Aventurat e Fiorit).

Kjo vepër ka ardhur e përkthyer me mjaft kujdes nga Sabina Drenova nën kujdesin e shkrimtarit të ri Erion Temali, si dhe stafit të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Shkodër.

Në këtë aktivitet fëmijët e kësaj shkolle u njohën me veprën, duke lexuar edhe pjesë nga kjo e fundit. /m.z/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.