Shkodër, drejt përfundimit rikonstruksioni i Qendrës Multifunksionale

TIRANË, 19 nëntor/ATSH/ – Punimet për rikonstruksionin e Qendrës Multifunksionale në fshatin Shtoj të njësisë Rrethina në bashkinë Shkodër janë drejt përfundimit të plotë.

Qendra ka marrë një pamje krejtësisht të re, falë ndërhyrjes së mbështetur edhe nga World Vision.

Me përfundimin e punimeve, kjo qendër do të ofrojë shërbime sociale për banorët e zonës dhe njëkohësisht, do të ketë brenda saj edhe Qendrën Shendetësore.

/z.tosku/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.