MAKINA – Aleanca Renault-Nisssan-Mitsubishi numri një i tregut botëror të automjeteve

PARIS, 19 nëntor /ATSH-AFP/ – Me 10,6 milion automjete dhe makina utilitare të shitura në vitin 2017, aleanca Renault-Nissan-Mitsubishi regjistroi për herë të parë vendin e parë në botë në këtë sektor.

Kjo perandori  automjetesh, në qendër të vëmendjes me arrestimin e sotëm të drejtorit të saj të përgjithshëm, Carlos Ghosn me dyshimin për përvetësim fondesh, shiti në gjysmën e parë të vitit 2018 5,54 milionë automjete përveç makinave të tonazhit të rëndë, një shifër rekord.

Vitin e kaluar, Nissan shiti 5,81 milion automjete dhe utilitare të lehta, Renault 3,76 milion dhe Mitsubishi 1,03 milion. Aleanca tejkaloi konkurrentët e saj: Volkswagen (10,54 milion pa kamionët), Toyota (10,47 milion) dhe General Motors (9,6 milion)./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.