Lajm i keq për Kombëtaren, Panuçi humbet dhe tre lojtarë

TIRANË, 19 nëntor/ATSH-A. Fortuzi/- Miqësorja ndaj Uellsit do ta gjejë Panuçin jo vetëm me probleme psikologjike për lojtarët, që vijnë pas humbjes 4-0, por dhe me tri mungesa. Ndeshja që do të zhvillohet të martën në mbrëmje në “Elbasan Arena”, edhe pse një miqësore, është tejet e rëndësishme për të rigjetur entuziazmin e skuadrës së drejtuar nga tekniku italian.

Por, ndërkohë, mësohet se kanë lënë grumbullimin e skuadrës për arsye dëmtimesh mbrojtësit Binaku e Gjimshiti, si dhe Emanuele Ndoj. Për këtë arsye italiani duhet të bazohet në një organikë më të reduktuar, rrjedhimisht me më pak alternativa. Gjithsesi, fakti që në dispozicion rikthehen Hysaj e Basha ia lehtëson disi punën Panuçit në përzgjedhjen e formacionit. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.