Kapiteni në krah të trajnerit: Do e fitojmë sfidën dhe për Panuçin

TIRANË, 19 nëntor/ATSH-A. Fortuzi/ – Kapiteni i Kombëtare në ndeshjen ndaj Skocisë, Mërgim Mavraj, i cili pati shumë polemika pas marrjes së kartonit të kuq ndaj Uellsit, duke folur në emër të skuadrës është shprehur se lojtarët janë në krah të teknikut italian, Kristian Panuçi. Ai nënvizoi gjatë konferencës për mediet në prag të sfidës, nga Durrësi, ku po zhvillon kombëtarja jonë përgatitjet, se ndaj Uellsit duhet të fitojmë për fanellën, por dhe për trajnerin.

“Është shumë e vështirë të gjesh çfarë mungon, është rasti të analizojmë gjërat, kemi mundësi tjetër të kualifikohemi në Europian, shqiptarët kanë treguar që në kohë të vështira janë treguar te fortë. Futbolli nuk është vendi i duhur për të treguar trimëri, për të marrë të gjitha përgjegjësitë. E kam thënë gjithmonë që trajneri e ka mbështetjen tonë, jemi me të. Ndoshta, nesër do të luajmë edhe për trajnerin tonë, përkrahjen tonë e ka. Kur dalim në fushë nuk është se nuk e përkrahim trajnerin, nuk luajmë as kundër e as për inat. Ajo që ndodhi ishte ndoshta nga mbingarkimi, kishim dëshirë të madhe për të fituar, nuk mendoj se kemi luajtur kundër trajnerit apo nuk kemi bërë çfarë ka thënë trajneri. Mënyra e lojës ka ndryshuar komplet. Krahasuar me të kaluarën, ndryshimi është si nata me ditën. Nuk ka më mirë apo më keq, nuk na takon të vlerësojmë, kemi bërë ndryshime, kemi qarkulluar më shumë topin. Kur bën presing, krijon hapësira dhe nuk na ndodh vetëm neve”, rrëfen Mavraj para gazetarëve.

Kombëtarja shqiptare pas humbjes në Shkodër ndaj Skocisë në kuadër të National League do të sfidojë këtë të martë Uellsin në “Elbasan Arena”. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.