GJERMANI – Berlini ndalon hyrjen e 18 sauditëve në lidhje me vrasjen e Khashoggi

BRUKSEL, 19 nëntor /ATSH-DPA/ – Gjermania i ka ndalur hyrjen 18 qytetarëve sauditë që besohet se kanë lidhje me vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, njoftoi sot ministri i Jashtëm, Heiko Maas pas një takimi në nivel BE-je në Bruksel.

Khashoggi, një reporter i “Washington Post” dhe kritik i ashpër i princit trashëgimtar saudit, Mohammed bin Salman, u vra më 2 tetor në konsullatën saudite në Stamboll.

Arabia Saudite është vënë nën presion nga komuniteti ndërkombëtar që të japë më shumë detaje në lidhje me këtë ngjarje.

Ministria gjermane e Punëve të Jashtme i kërkoi Arabisë Saudite që të zhvillojë një hetim të paanshëm dhe transparent pasi Riadi njoftoi se ka dënuar 11 persona në lidhje me rastin Khashoggi. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.