Foto/ Lezhë, rikonstruktohet ura e vjetër mbi lumin Drin

TIRANË, 19 nëntor /ATSH/ – Ura e vjetër mbi lumin Drin në lagjen “Skënderbeg” në qytetin e Lezhës është drejt përfundimit.

Bashkia e Lezhës ka realizuar rikonstruksionin e urës në të gjithë elementët e amortizuar, duke e bërë të kalueshme brenda çdo standardi.

Rikonstruksioni i rrugës do të shmangë çdo rrezik të mundshëm dhe zhurmat shqetësuese për banorët.

Kjo urë i vjen në ndihmë qindra banorëve të lagjes “Skënderbeg” dhe do të përdoret edhe si pikë hyrëse e automjeteve në qytet, me qëllim normalizimin e trafikut që krijohet ne qytet.
Ura e vjetër në Lezhë, është një monument historik e ndërtuar qindra vite më parë, ku dhe rikonstruksioni i saj po bëhet me një arkitekturë që ruan historinë e saj qindravjeçare. Ajo ishte bërë e pakalueshme për automjetet dhe këmbësorët, për shkak të amortizimit të tejskajshëm të saj. /a.a/j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.