BERLIN – Merkel: Spahn ka vonuar nënshkrimin e paktit të OKB për migrimin

BERLIN, 19 nëntor /ATSH-DPA/ – Kancelarja gjermane Angela Merkel (CDU)  theksoi se një apel i ministrit gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn ka vonuar nënshkrimin e paktit të OKB për migrimin.

Spahn shihet si pretendent në garën për të zëvendësuar Merkel si udhëheqës i partisë, në kongresin e partisë CDU, muajin e ardhshëm.

“Të gjitha çështjet duhet të diskutohen”, theksoi ministri.

Ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmaier, gjithashtu i CDU, ka thënë për transmetuesin publik ZDF se komentet e Spahn e kishin kapur në befasi.

Marrëveshja po diskutohet me BE-në, pasi Austria, Republika Çeke, Polonia, Kroacia, Sllovenia, Hungaria dhe Bullgaria thonë se nuk duan ta nënshkruajnë këtë pakt./   /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.