Pas romanit “Sarah”, publicisti Peza vjen me triologji

Romani "Sarah", publicisti Peza vjen me risi për lexuesit shqiptarë

Romani "Sarah", publicisti Peza vjen me risi për lexuesit shqiptarë.Romanin ”Sarah” e sjellë sërish publicisti Alfred Peza në panairin e librit ”Tirana 2018”, si një sukses dhe kërkesë të lartë nga lexuesi.https://ata.gov.al/2018/11/18/romani-sarah-publicisti-peza-vjen-me-risi-per-lexuesit-shqiptare/Publicisti Peza, pas suksesit të romanit "Sarah" do i ofroj lexuesit shqiptar përsëri botime me mjaft vlerë, pasi leximi dhe arti i bën njerëzit më të mirë dhe individin të denjë, drejt një shoqërie europiane të kulturuar.Në një Intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH), publicisti Alfred Peza tregon detaje dhe risi mbi shkrimet e tij për vitin e ardhshëm.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E diel, 18 Nëntor 2018

TIRANË,18 nëntor/ATSH A.Alla/ – Romanin ”Sarah” e sjellë sërish publicisti Alfred Peza në panairin e librit ”Tirana 2018”, si një sukses dhe kërkesë të lartë nga lexuesi.

Publicisti Peza, pas suksesit të romanit “Sarah” do i ofroj lexuesit shqiptar përsëri botime me mjaft vlerë, pasi leximi dhe arti i bën njerëzit më të mirë dhe individin të denjë drejt një shoqërie europiane të kulturuar.

Në një Intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH), publicisti Alfred Peza tregon detaje dhe risi mbi shkrimet e tij për vitin e ardhshëm.

“Po përmbyll tekstin e doktoraturës për grabitjen dhe humbjen e objekteve të trashëgimisë kulturore shqiptare. Ky është një studim albanologjik, pasi fatkeqësisht në histori shqiptarët kanë humbur shumë thesare me vlerë, të cilat ndodhen në muze të ndryshme të botës ose në duar të gabuara”, – u shpreh Peza.

“Ky është teksti që kam punuar gjatë këtij viti dhe vazhdoj të punoj me triologjinë, pasi romani “Sarah” do shoqërohet me dy libra të tjerë për të përmbyllur triologjinë. Vitin e ardhshëm jap lajmin se në Panairin tjetër do nxjerrë librin e dytë të triologjisë artistike që do të jetë sërish një roman, ku këtë radhë në qendër do jetë figura e Enver Hoxhës dhe komunizmit”, – përfundoi publicisti Alfred Peza.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.