Reshjet e borës në Korçë, Spirollari: Borëpastrueset dhe OSHEE në terren

Reshjet e borës në Korçë, Spirollari: Borëpastrueset dhe OSHEE në terren

Reshjet e borës në Korçë, Spirollari: Borëpastrueset dhe OSHEE në terren.Në Qarkun e Korçës vijojnë reshjet e dendura të dëborës që nga dita e djeshme.https://ata.gov.al/2018/11/18/reshjet-e-bores-ne-korce-spirollari-borepastrueset-dhe-oshee-ne-terren/Prefekti i Korçës, Dhori Spirollari i kontaktuar nga Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSH) sqaron se, “sasia më e madhe e reshjeve të dëborës është regjistruar në Dardhe, ku trashësia e borës është deri 40 cm, po kështu dhe në Kapshticë dhe më pak në Qafëthanë e Kolonjë”, – tha Spirollari.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E diel, 18 Nëntor 2018

TIRANË, 18 Dhjetor/ATSH-A. Fortuzi/- Në Qarkun e Korçës vijojnë reshjet e dendura të dëborës që nga dita e djeshme.

Prefekti i Korçës, Dhori Spirollari i kontaktuar nga Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSH) sqaron se, “sasia më e madhe e reshjeve të dëborës është regjistruar në Dardhe, ku trashësia e borës është deri 40 cm, po kështu dhe në Kapshticë dhe më pak në Qafëthanë e Kolonjë”, – tha Spirollari.

“Të gjitha akset rrugore janë të hapura. Rruga për në Dardhë kalohet me vështirësi, vetëm me zinxhirë. Kompanitë kontraktore kanë vënë në përdorim borëpastrueset dhe vijojnë hedhjen e kripës. Vijojmë të ndjekim nga afër situatën”, – u shpreh Spirollari.

“Në disa fshatra të Gorës dhe Mokrës, ka ndërprerje të energjisë elektrike, ekipet e OSHEE po punojnë për riparimin e rrjetit elektrik”, – shtoi prefekti Spirollari.

Sipas tij, “momentalisht në Biglla e Boboshticë ka dëborë me erë të fortë dhe mjetet borëpastruese vijojnë pastrimin e saj. Trashësia është rreth 35-40 cm. Situata e orës 13:00, nënvizon Spirollari, është e tillë që po punojnë dy borëpastruese dhe disa mjete të tjera”./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.