28 Nëntori, dita shqiptaro-amerikane në qytetin Fort Worth, Teksas

TIRANË, 17 nëntor /ATSH/ Qendra kulturore shqiptaro-amerikane e Teksasit, ka mundësuar që 28 Nëntori të njihet si dita shqiptaro-amerikane në qytetin Fort Woth në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, shprehu një falënderim të veçantë për anëtarin e Këshillit të Qytetit Fort Worth, Cary Moon i cili paraqiti proklamatën që u pranua nga këshilli i qytetit. 

“Përfaqësues të komunitetit shqiptar në Teksas, SHBA së bashku me anëtarin e Këshillit të Qytetit, Cary Moon duke prezantuar proklamatën e “28 Nëntorit” si “Dita Shqiptare” e përfaqësuesve të komunitetit”, thotë Majko. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.