SHBA – Trump: Kina e gatshme për një marrëveshje tregtare me palën amerikane

UASHINGTON, 16 nëntor /ATSH-AFP/ – Kina është e gatshme të arrijë një marrëveshje tregtare me SHBA-në, konfirmoi sot presidenti amerikan, Donald Trump. Ai deklaroi se tarifat doganore shtesë për mallrat kineze mund të mos jenë të nevojshme.

”Kina kërkon arritjen e një marrëveshjeje. Ata dërguan një listë se çfarë janë të gatshëm të ndërmarrin për të arritur një kompromis”, shprehet Trump.

”Presidenti amerikan pohoi se ishte optimist për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje për shkëmbimet e balancuara tregtare. Ne vendosëm tarifa doganore mbi 250 miliardë dollarë mallra kineze dhe taksat ndaj 267 miliardë dollarë shtesë janë gati nëse ne e duam këtë gjë, ndoshta nuk mund ta bëjmë një hap të tillë’’, përfundoi ai.// v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.