Lleshaj ministër i Brendshëm, reagon Basha

TIRANË, 16 nëntor/ATSH/ – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të Presidentit Meta, i cili dekretoi Sandër Lleshajn si ministër të Brendshëm.

Kreu i PD, akuzoi Kryeministrin se po mbron politikanët e lidhur me krimin.

“Me a pa Llesh MB ka shkuar për dreq sa kohë Kryeministër është ai që mbron me thonj kriminelët dhe politikanët e lidhur me krimin, nga Dako te Balla, nga Tahiri e Xhafaj te Gjiknuri, Rrahja, Çyrbja e Sejdini me shokë. Peshku është qelbur nga koka. Nga koka duhet pastruar!”, shkruan Basha. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.