Këmbim valutor, leku “triumfon” ndaj monedhave të huaja

MILANO 10/10/2003 - SOLDI - EURO - BANCONOTE - FOTO GUATELLI/NEWPRESS
TIRANË, 16 nëntor /ATSH/- Në tregun e këmbimit valutor vendas, leku po vijon të forcojë pozitat kundrejt të gjitha monedhave të huaja.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan ka humbur të premten 0,44 lekë, krahasur me një ditë më parë, duke u këmbyer me 109,84 lekë, ndërsa euro shënoi  një tendencë të lehtë rënëse edhe sot,  duke përvijuar zhvlerësimin e qëndrueshëm dhe gradual, në kuotën e 124,52 lekëve ose 0,02 lekë më pak se ditën e enjte.
Në pozita të zhvlerësuara këmbehen sot edhe franga zvicerane, paundi britanik, dollari australian e korona norvegjeze.
Sipas aktorëve të tregut, këmbimi valutor refekton luhatjet e pritshme sezonale dhe këmbimi i lekut me valutat kryesore euro dhe dollar, tashmë është i stabilizuar, shprehen ata.
Gjatë këtij vitit, kursi mesatar i këmbimit të euros është 128,6 lekë, nga 134 lekë që ishte mesatarja e vitit të kaluar, me një nënçmim prej 5,5 lekësh, duke u luhatur në nivelin më të ulët nga vitit 2008, kur monedha e përbashkët u këmbye mesatarisht me 122,8 lekë.
Përditesimi i fundit: 16.11.2018  11:51:33
Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 109.84 -0.44
Euro EUR 124.52 -0.02
Poundi Britanik GBP 140.77 -0.22
Franga Zvicerane CHF 109.04 -0.47
Jeni Japonez (100) JPY 96.95 -0.29
Dollari Australian AUD 79.68 -0.37
Dollari Kanadez CAD 83.44 +0.07
Korona Suedeze SEK 12.12 0.00
Korona Norvegjeze NOK 12.95 -0.01
Korona Daneze DKK 16.67 -0.02
SDR SDR 151.76 -0.48
Ari(OZ 1) XAU 133508.32 +14.38
Argjend(OZ 1) XAG 1569.72 +10.47
Juani Kinez (onshore) CNY 15.80 -0.09
Juani Kinez (offshore) CNH 15.82 -0.08
Lira Turke TRY 20.51 +0.19

e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.