KAMBOXHIA – Gjykata njeh gjenocidin e khmerëve të kuq

PNOM PEN, 16 nëntor /ATSH-AFP/ – Një gjykatë ndërkombëtare, e mbështetur nga OKB-ja, gjykoi për herë të parë sot se spastrimet e bëra mes vitit 1975-79 në Kamboxhia përbënin  gjenocid sipas ligjit ndërkombëtar.

Gjykata vendosi që “krimi për gjenocid ishte kryer ndaj vietnamezëve, komunitetit mysliman sham dhe ndaj minoriteteve të tjera fetare dhe se synonte të krijonte një shoqëri ateiste dhe homogjene duke asgjësuar të gjitha diferencat etnike, kombëtare, fetare, racore, të klasave dhe kulturave”.

Dy krerët më të lartë të khmerëve të kuq, ende gjallë, u dënuan sot në Kamboxhia nga një gjykatë e mbështetur nga OKB-ja me burgim të përjetshëm për gjenocid, një verdikt që konsiderohet historik kundër këtij regjimi që ka shkaktuar vdekjen e dy milionë personave.

Ideologu i regjimit, Nuon Chea, 92 vjeç dhe shefi i shtetit të “Kammboxhias Demokratike” Khieu Samphan, 87 vjeç, ishin dënuar edhe më parë me burgim të përjetshëm në vitin 2014 për “krime kundër njerëzimit”./  /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.