FOTO- Pragndeshja, tifozët skocezë turizëm në Shkodër dhe Tiranë

TIRANË, 16 nëntor /ATSH/ – Ndeshjen e futbollit mes kombëtares shqiptare dhe asaj skoceze, tifozët miq e kanë shfrytëzuar më së miri për të vizituar dy qytete, Tiranën dhe Shkodrën.

Gjatë dy ditëve të fundit, qindra tifozë skocezë kanë frekuentuar restorantet, baret, duke shijuar edhe ushqimin tradicional vendas. Skocezët vizituan edhe kishën orthodhokse në Tiranë. Gjatë këtyre ditëve, ata kanë mbushur sheshet e Shkodrës dhe Tiranës.

Tifozët miq, të ardhur nga Skocia kanë shijuar edhe atmosferën në prag të festave të fundvitit në qytetet tona.

Ndeshja Shqipëri-Skoci do të luhet të shtunën në orën 20:45 në Shkodër në stadiumin “Loro Boriçi”. Kjo ndeshje është e vlefshme për Ligën e Kombeve. /o.l/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.