FOTO/ Ansambli “Isuf Myzyri” i Elbasanit çmim të parë në Prizren

TIRANË, 16 nëntor/ATSH/- Ansambli Popullor “Isuf Myzyri” u shpall fitues i çmimit të parë në festivalin e këngës popullore “Kënga qytetare na bashkon në Prizren”, që u zhvillua nga 14 – 15 nëntor në Prizren, Kosovë.

Përgjatë dy netëve të këtij festivali tetë ansamble nga viset shqiptare interpretuan këngë popullore të trevave të tyre.

Ky festival u organizua nga Shoqëria Kulturore Artistike “Agimi” dhe u mbështetet nga Ministria e Kulturës së Kosovës.

Një tjetër çmim mori edhe grupi popullor i Qendrës Kulturore “Margarita Tutulani”, në Berat, i cili performoi me sukses duke u vlerësuar me “Certifikatë mirënjohjeje”.

Po ashtu edhe artistë të veçantë të këtij formacioni u vlerësuan me certifikata mirënjohjeje për interpretimin me nivel të lartë artistik.

Në këtë festival morën pjesë ansamblet dhe grupet popullore si “Dogri joll”, “Marinari” nga Ulqini, “Tirana FOLK”, “Xheladin Zeqiri“ Tetovë, “Grupi i këngës qytetare” Berat, “Gjilani” dhe Ansambli Popullor “Isuf Myziri” nga Elbasani etj. /k.s/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.