Fier/ Pas 30 vitesh, ndërhyrje në kolektorin e tre fshatrave

TIRANE, 16 nëntor/ATSH/ Prej të paktën 3 dekadash mungesë ndërhyrjeje, bashkia e Fierit ka ndërhyrë në kolektorin kryesor të fshatrave Kallm i Vogël-Verri-Vajkan.

Rehabilitimi i këtij kolektori, bashkë me përmirësimin e infrastrukturës rrugore është një tjetër problem i zgjidhur për banorët.

“Përpara se të ndërhynim në kolektorin kryesor Kallm i Vogël-Verri-Vajkan dhe po piketonim grafikun e punimeve, pyeta banorët në kishin pasur probleme nga ky objekt në kohën kur mirëmbahej, por asnjëri prej tyre nuk mbante mend nëse ishte vënë ndonjëherë dorë në të këto 3 dekadat e fundit”, tha kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi.

/m.m//j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.