Durrës/ Më shumë zona të gjelbra dhe menaxhim të integruar të mbetjeve

TIRANË, 16 nëntor/ATSH/- Kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako mori pjesë sot në takimin e tretë ndër rajonal të Komunitetit të “MED Green Growth”, i cili ka për qëllim të analizojë rolin e hartuesve të politikave lidhur me zgjerimin e konceptit të inovacionit “Green Growth”.

Në këtë takim të zhvilluar në qytetin e Durrësit, morën pjesë autoritete dhe kompani të ndryshme nga e gjithë Europa.

Komuniteti i MED Green Growth bazohet në energji eficiente, agrikulturë të gjelbër, ekoinovacion, krijimin dhe prodhimin e zonave të gjelbra, riciklimin dhe menaxhimin e mbetjeve dhe qytete “smart”.

Kryebashkiaku Dako bë fjalën e tij u shpreh se Durrësi është një ndër qytetet më të rëndësishme në vend dhe si i tillë meriton gjithë vëmendjen për të qenë në të njëjtat nivele me gjithë vendet pjesëmarrëse në këtë aktivitet.

“Takime dhe aktivitete të kësaj natyre, janë një stimul më shumë për ta kthyer Durrësin në një qytet me industri të qëndrueshme apo dhe rivitalizim të mëtejshëm të tij, për krijimin e sa më shumë zonave të gjelbra dhe menaxhimin e integruar të mbetjeve”, tha Dako. /k.s/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.