Drejt përfundimit rikonstruksioni i gjimnazit “Asim Zeneli”

TIRANË, 16 nëntor/ATSH/- Rikonstruksioni i gjimnazit “Asim Zeneli” në Gjirokastër është drejt përfundimit. Shkolla e cilësuar si simbol, po i nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë falë një financimi prej 834 milionë lekësh të akorduar nga qeveria shqiptare dhe bashkia e Gjirokastrës.

Kryetarja e bashkisë së Gjirokastrës, Zamira Rami bën të ditur se “është kënaqësi kur shikon që koha për përfundimin e rikonstruksionit të gjimnazit “Asim Zeneli” nuk është e largët”.

Shkolla e mesme “Asim Zeneli” është një institucion me një rëndësi të veçantë sa i takon emrit që mban, por konsiderohet edhe një monument kulture. Përveç rikonstruksionit total është parashikuar edhe ndërtimi i një galerie arti, si dhe ambiente shumëfunksionale.

Rikonstruksioni i kompleksit të gjimnazit “Asim Zeneli” po kryhet duke ruajtur njëherazi edhe arkitekturën karakteristike të tij, ndërsa po ndërhyhet në mjaft ambiente.

Gjimnazi “Asim Zeneli” është i njohur si liceu francez i Gjirokastrës dhe u themelua më 5 nëntor 1923. Gjimnazi është një nga shkollat e para të arsimit të mesëm të përgjithshëm në Shqipëri. /k.s/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.