Agjencia Telegrafike Shqiptare

Bora e parë e dimrit, në fshatin turistik të Dardhës

TIRANË, 16 nëntor/ATSH/ Pas një moti që u karakterizua kryesisht nga temperatura të larta për stinën, vendi është përfshirë sot nga një valë e ftohti, që solli edhe reshjet e para të borës në juglindje.

Prej paradites së sotme reshjet e borës kanë nisur në fshatin turistik të Dardhës në Korçë.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, reshjet e borës do të jenë të fokusuara në jug dhe juglindje të vendit.

Ndërsa nga dita e hënë priten reshje bore edhe në pjesën verilindore të vendit.

Nëntori parashikohet të mbyllet me mot të paqëndrueshëm, ndërsa më pas pritet mot i ngrohtë dhe i lagësht. /m.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version