TIRANË, 15 nëntor /ATSH/ – Punimet e rrugës Cërrik-Belsh-Kuçovë-Ura Vajgurore kanë përfunduar. Aksi është rikonstruktuar tërësisht, duke u shtruar me asfalt, ndërkohë që janë vendosur barrierat mbrojtëse. Rruga, po ashtu, është pajisur me sinjalistikë vertikale dhe horizontale.
Ky segment rrugor u rikonstruktua nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Parashikohet që kjo rrugë e re, të kontribuojë në zhvillimin e bujqësisë dhe agroturizmit, duke qenë se kjo zonë ka një potencial të madh në këtë sektor.
Ky segment rrugor i afron më shumë këto qytete me kryeqytetin.
Fermerët e këtyre zonave tashmë kanë mundësi t’i tregtojnë produktet e tyre në tregjet e qendrave të mëdha të banuara. /o.l/j.p/