SOFT NEWS – 841 gjuhë? Po, në Guinenë e Re Papua!

PORT MORESBY, 15 nëntor /ATSH-AFP/ – Një udhërrëfyes i vetëm komunikimi nuk do të ishte një ndihmë e madhe gjatë udhëtimit tuaj të ardhshëm në Guinenë e Re Papua (GRP), një shtet me 841 gjuhë të folura, që është kampionia e botës e pakundërshtueshme e diversitetit gjuhësor.

Gjuha ”pii”, e folur në male, apo ”toaripi” që dëgjohet në brigjet e Detit të Koraleve, GRP është për linguistët një parajsë që përmban 10% të gjuhëve të folura në botë.

Numri i folësve të çdo gjuhe ndryshon nga një grusht personash, për disa gjuhë që fliten veçse në xhungël nga disa familje, në disa milionë për gjuhë që përdoren në provinca të ndryshme.

Ekspertët e shpjegojnë këtë pasuri të jashtëzakonshme nga dobësia e qeverisë qendrore, por gjithashtu nga vështirësia e relievit të një zone të mbuluar nga xhungla të papërshkrueshme dhe të pajisur me rreth 600 ishuj.

Shumë prej gjuhëve kanë evoluar pa asnjë element kaotik përgjatë dhjetëra mijëra viteve./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.