Shqipëri-Kosovë, bashkëpunim shkencor në vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut

TIRANË,15 nëntor /ATSH/ – Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës,  Nexhat Daci u prit sot në një takim pune nga Vasil Tole, sekretar i përgjithshëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Në takim u konstatua se përparësitë e protokollit të bashkëpunimit për vitin 2018, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut janë realizuar sipas parashikimit dhe u rikonfirmua se bashkëpunimi ndërakademik midis dy institucioneve është përparësi e përparësive.

Në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut institucionet përkatëse po zhvillojnë aktivitete dhe takime mjaft të rëndësishme për të pasqyruar në një tablo mjaft të veçantë dhe nga pikëpamje të ndryshme figurën e heroit tonë jo vetëm si hero, por në fusha të ndryshme që nga arti e deri tek strateg për mbrojtjen e civilizimit në Europë. /a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.