SHBA – Kufizohet shitja e cigareve elektronike për të ruajtur rininë

Smoking E-Cigarette

UASHINGTON, 15 nëntor /ATSH-AFP/ – Autoritetet amerikane vendosën që të imponojnë masa drakoniane mbi shitjen e cigareve elektronike për të ruajtur rininë, që e konsumon shumë këtë produkt veçanërisht në versionin me aromë.

Agjencia Amerikane e Shëndetësisë (FDA) njoftoi sot se kishte propozuar të ndalonte shitjen e cigareve elektronike aromatike në internet.

Për pasojë ky produkt do të shitet vetëm në dyqane.

FDA-ja synon gjithashtu të ndalojë shitjen e cigareve me mente dhe të purove aromatike. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.