TIRANË, 15 nëntor/ATSH/ – Në kuadër të javës botërore të “Rezistencës ndaj antibiotikëve” Instituti i Shëndetit Publik në bashkëpunim me OBSH, organizoi një takim pune me specialistë mikrobiologë dhe epidemiologë për diskutimin dhe finalizimin e udhëzuesve për “Survejancën e rezistencës antimikrobike (RAM) në Shqipëri”. Pjesëmarrësit në takim diskutuan dhe dhanë idetë e tyre në lidhje me vendosjen e survejancës sentinel të RAM në Shqipëri, laboratorët e referencës dhe Komitetin Këshillues për RAM.
/e.caushi/