Nisma e veçantë e bashkisë së Mirditës, shtëpi të reja për 50 familje në nevojë

TIRANË,15 nëntor /ATSH- I. Vata/ – Bashkia Mirditë ka nisur punën për ndërtimin e një shtëpie të re për Nikoll Ndrec Prengën në fshatin Bulshar, Njësisë Administrative Orosh.

Kryetari i bashkisë Mirditë, Ndrec Dedaj mori pjesë në fillimin e punimeve për ndërtimin e një banese të re për familjen në nevojë.

Kryetari i bashkisë tha nga Oroshi, se filloi puna për ndërtimin e një banese të re për një nga familjet në nevojë të atij fshati. Është fjala për ndërtimin e një banese të re nga themelet.

Banesa është mbi 100-vjeçare, mjaft e amortizuar deri në rrezik shembje.

Një intervenim i tillë në këtë familje është në kuadër të nismës së kryetarit Ndrec Dedaj për ndërtimin e 50 banesave në Mirditë, për familjet në kushte të pamundura.

Ndërtimi i banesës për familjen Lekë e Nikoll Ndrec Prenga është e dyta që merret përsipër të ndërtohet nga biznesmeni Nikolin Qafa, pas ndërtimit nga themelet të një banese në Tenë në Njësitë Administrative Selitë, Rrëshen, Fan.

Në kohë rekord është hapur trualli i ri në afërsi të ndërtesës së vjetër dhe është ofruar baza e nevojshme materiale. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.