Korçë/ Shkolla e Melçanit me ambiente të reja

Korçë/ Shkolla e Melçanit me ambiente të reja

Korçë/ Shkolla e Melçanit me ambiente të reja.Nxënësit e fshatit Melçan në Korçë do të kenë një shkollë me kushte optimale për të zhvilluar orët e mësimit.Bashkia Korçë bën me dije se për ndërtimin dhe përmirësimin e ambienteve të kësaj shkolle janë investuar 2 milionë lekë, të cilat do të mundësojnë mësimdhënie në kushte më të mira për 33 fëmijë të cilët ndjekin arsimin parashkollor dhe ciklin fillor.http://ata.gov.al/2018/11/15/korce-shkolla-e-melcanit-me-ambiente-te-reja/

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E enjte, 15 Nëntor 2018

TIRANË, 15 nëntor/ATSH/ – Nxënësit e fshatit Melçan në Korçë do të kenë një shkollë me kushte optimale për të zhvilluar orët e mësimit.

Bashkia Korçë bën me dije se për ndërtimin dhe përmirësimin e ambienteve të kësaj shkolle janë investuar 2 milionë lekë, të cilat do të mundësojnë mësimdhënie në kushte më të mira për 33 fëmijë të cilët ndjekin arsimin parashkollor dhe ciklin fillor.

Kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo bën me dije se: “Bashkia e Korçës është duke punuar për të përmirësuar infrastrukturën arsimore jo vetëm në qytetin e Korçës, por edhe shkollat e fshatrave”.

Ndërtimi i kësaj shkolle nuk ka gëzuar vetëm banorët e zonës, por edhe nxënësit të cilët mësojnë aty. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.