TIRANË, 15 nëntor/ATSH-Maela Marini/ Buxheti 2019 parashikon uljen e deficitit buxhetor në nivele rekord, 1,9% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Gjatë seancës së sotme plenare, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj iu përgjigj opozitës e cila deklaron se qeveria po rrit borxhin publik.
Ahmetaj tha se “diskutimet e buxhetit kanë hyrë në një frymë debatesh reale dhe të shëndetshme brenda mazhorancës për të vazhduar më tej uljen e borxhit publik”.
“Ne kemi vendosur uljen e deficitit buxhetor në nivele rekord prej 1,9% e PBB-së si dhe ruajtjen e nivelit të rritjes ekonomike mbi 4%”, tha Ahmetaj në Kuvend. /j.p/