BRUKSEL – Tusk: E mirëkuptoj, por nuk e ndaj entuziazmin me May

BRUKSEL, 15 nëntor /ATSH-ANSA/ – Unë e mirëkuptoj kryeministren britanike, Theresa May për marrëveshjen mbi Brexit, por nuk e ndaj entuziazmin me të, u shpreh presidenti i KE-së, Donald Tusk.

”Që në fillim  e kuptova se kjo ishte një situatë humbëse për palët dhe se ishte e nevojshme të punohej shumë për të kontrolluar dëmet pasuese të këtij divorci”, shtoi ai në një deklaratë të përbashkët për shtyp me kryenegociatorin e Bashkimit Europian për Brexit, Michel Barnier.

”Ndërsa më vjen keq nga largimi i miqve britanikë, unë do të bëj gjithçka për të bërë që kjo lamtumirë të jetë më pak e dhimbshmja e mundshme, si për ata edhe për ne”, shtoi Tusk./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.