SINGAPOR – Putin dhe Abe traktat paqeje mes dy vendeve

SINGAPOR, 14 nëntor /ATSH-AFP/ – Presidenti rus, Vladimir Putin dhe kryeministri japonez, Shinzo Abe ranë dakort për të diskutuar sot në Singapor për një traktat të paqes midis dy vendeve, zyrtarisht ende në gjendje lufte.

”Ne shpresojmë të diskutojmë jo vetëm për bashkëpunimin dypalësh, përfshirë atë ekonomik, por gjithashtu edhe për çështjen e traktatit të paqes”, deklaroi Abe, sipas deklaratës së tij të përkthyer në gjuhën ruse, në fillim të takimit me Putin në kuadër të një samiti rajonal në Singapor.

Ai theksoi se ishte i gatshëm për t’i kushtuar kohën e mjaftueshme kësaj çështjeje, traktatit të paqes.

”Jam i kënaqur për mundësinë e bisedimeve me palën tjetër në të gjitha sferat e bashkëpunimit tonë, përfshirë ato që ju i konsideroni si prioritare”, pohoi Putin./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.