Pas vitesh në pritje, i legalizohet banesa brenda 6 ditësh

Pas vitesh në pritje, i legalizohet banesa brenda 6 ditësh

Pas vitesh në pritje, i legalizohet banesa brenda 6 ditëshhttp://ata.gov.al/2018/11/14/pas-vitesh-ne-pritje-i-legalizohet-banesa-brenda-6-ditesh/Vonesat në pajisjen me lejen e legalizimit nga ALUIZNI-i bënë që një qytetar nga Tirana t’i drejtohet platformës së bashkëqeverisjes, ndërsa pas ankesës ai mori në dorë lejen e legalizimit brenda 6 ditësh.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E mërkurë, 14 Nëntor 2018

TIRANË, 14 nëntor/ATSH-Maela Marini/ Vonesat në pajisjen me lejen e legalizimit nga ALUIZNI-i bënë që një qytetar nga Tirana t’i drejtohet platformës së bashkëqeverisjes, ndërsa pas ankesës ai mori në dorë lejen e legalizimit brenda 6 ditësh.

Në takimin javor të Kryeministrit Edi Rama me koordinatorët e bashkëqeverisjes, shtetasi Armand Rakipi nga Tirana tregoi eksperiencën e tij, pasi iu drejtua platformës.

“Pranë banesës time janë kryer 5 herë matje për përfundimin e praktikës për legalizim dhe unë nuk merrja asnjë përgjigje. Pas ankesës në platformë, për 6 ditë kthehet përgjigja zyrtare për marrjen e lejes së legalizimit, ndërsa është çelur edhe praktika për regjistrim në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë, Tiranë”, – tha qytetari. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.