Mbahet në Tiranë, takimi i 23-të i Komitetit Europian të Rajoneve për Ballkanin Perëndimor

TIRANË, 14 nëntor/ATSH/ – Grupi i punës i Komitetit Europian të Rajoneve për Ballkanin Perëndimor mbajti takimin e tij të 23-të të martën, në Tiranë.

Ekspertë nga Austria, Danimarka dhe Ukraina ndanë përvojat e tyre me përfaqësuesit e autoriteteve vendore shqiptare.
Shefi i Bashkëpunimit të Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Mario Mariani, theksoi se është e rëndësishme për Shqipërinë që të vazhdojë të ndjekë agjendën e saj të decentralizimit, në veçanti decentralizimin fiskal.
BE-ja mbetet e angazhuar për të mbështetur qeveritë vendore, që të luajë një rol pozitiv në procesin e anëtarësimit të vendit në BE./m.z/e.caushi/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.