BEOGRAD – Kurz mbledh në Vjenë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor

BEOGRAD, 14 nëntor /ATSH-ANSA/ – Kancelari austriak, Sebastian Kurz, i cili është edhe presidenti i radhës i Këshillit të Bashkimit Europian, vendosi të mbledhë, më 19 nëntor, në Vjenë, kryeministrat e Ballkanit Perëndimor.

”Në takim, përveç kryeministrave të Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Bosnje-Hercegovinës dhe Kosovës, do të jenë edhe komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn dhe ajo e Ekonomisë Dixhitale, Maria Gabriel”, sipas agjencisë serbe të lajmeve, TANJUG.

Kurz ishte për vizita zyrtare në Beograd dhe Prishtinë./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.