SINGAPOR – Shtyhet marrëveshja e tregtisë së lirë RCEP-ASEAN

SINGAPOR, 13 nëntor /ATSH-AFP/ – Arritja e një partneriteti ekonomik të plotë rajonal (RCEP), një traktat i tregtisë së lirë i promovuar nga Kina në rajonin e Azi-Paqësorit, u shty për në vitin 2019 ndërkohë që negociatorët shpjeguan gjatë një samiti në Singapor se kanë nevojë për më shumë kohë për të rënë dakord.

RCEP-ja pritet të grupojë 10 vendet e Shoqatës së Kombeve të Juglindjes Aziatike (ASEAN) dhe partnerët e tyre rajonal (Kinë, Japoni, Australi, Indi, Kore e Jugut, Zelandë e Re), ose gati gjysmën e Prodhimit të Brendshëm Bruto të planetit.

Nga ana tjetër kjo marrëveshje përjashton SHBA-në dhe duket si një përgjigje ndaj njëanshmërisë amerikane dhe luftës tregtare që kundërvë Uashingtonin dhe Pekinin prej shumë muajsh./ /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.