SHBA – Kudlow: Sërish diskutime për mosmarrëveshjet tregtare me Kinën

UASHINGTON, 13 nëntor /ATSH-AFP/ – Këshilltari ekonomik i Shtëpisë së Bardhë njoftoi sot se SHBA-ja do të zhvillojë sërish bisedime me Kinën lidhur me mosmarrëveshjen tregtare, në përgatitje të një samiti të G20-s në Argjentinë në fund të muajit.

”Do të zhvillojmë sërish bisedime me Kinën dhe tashmë është e konfirmuar se do të bisedojmë për tregtinë në samitin e G20-s që do të organizohet në Buenos Aires më 30 nëntor dhe 1 dhjetor’’, tha Larry Kudlow në CNBC.

Duke përshëndetur bisedën telefonike të zhvilluar në fillim të muajit midis presidentit Donald Trump dhe presidentit kinez, Xi Jinping, këshilltari ekonomik i Shtëpisë së Bardhë pohoi për fillimin e dialogut në të gjitha nivelet e administratës kineze dhe asaj amerikane./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.