PRAGË – Kryeministri çek në sprovën e një mocioni mosbesimi, pas deklaratave të të birit

PRAGË, 13 nëntor /ATSH-AFP/ – Opozita çeke vendosi sot të nisë një mocion mosbesimi ndaj kryeministrit Andrej Babis, pas publikimeve të pabesueshme të djalit të tij dhe të një çështje të mundshme mashtrimi.

Kreu i qeverisë i hodhi poshtë këto deklarata të pabaza.

Çështja nisi nga një hetim i bujshëm gazetaresk i publikuar të hënën në darkë në web-in (www.seznamzpravy.cz), ku dy gazetarë investigativë kanë takuar djalin e Babis në Zvicër, ku jeton aktualisht, dhe kanë regjistruar një intervistë me të me ndihmën e një kamere të fshehtë.

Andrej Babis junior, i përshkruar si i sëmurë mendorë nga ana e babait të tij, pohon se është shoqëruar kundër vullnetit të tij në Krime, pjesë e Rusisë që nga 2014, nga bashkëpunëtorë të kryeministrit.

Ky operacion, i cili daton që në 2017 sipas disa mediave çeke, do të ketë patur si qëllim ta mbajë atë larg hetimit për shpërdorim të dyshuar të subvencioneve europiane gjatë ndërtimit të kompleksit luksoz turistik ”Foleja e Lejlekut” pranë Pragës në 2007-2008./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.