Krimi dhe droga janë luftuar si asnjëherë më parë

TIRANË, 13 nëntor/ATSH/ – Krimi i organizuar dhe lufta kundër narkotikëve sipas Kryeministrit Edi Rama është luftuar më shumë se çdo qeveri që ka udhëhequr vendin.

I ftuar në emisionin “Repolitix”, kreu i qeverisë theksoi se janë pikërisht personat të cilët vendosin që të luftojnë krimin që bëhen pis, për shkak se angazhohen në këtë luftë.

“Unë di të them këtë sa është kanabisi në vitet e qeverisë time nuk është luftuar në të gjitha vitet e marra së bashku përpara se të vija në qeveri me PS. Sa është luftuar dhe luftohet krimi në këto vite, nuk është luftuar në të gjitha vitet të marra së bashku, këtë e tregojnë faktet dhe shifrat. Dhe natyrisht që historia të mëson që kur ti e lufton një fenomen negativ bëhesh më shumë pis, sesa kur i rri larg dhe askush nuk merret me ty dhe fenomenin”, – theksoi Kryeministri. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.