TIRANË, 13 nëntor/ATSH/ – Edhe pse po përflitet për një kalim të mundshëm të yllit të “PSG” Neimar te “Real Madridi”, për ish-lojtarin e “Barcelonës”, nuk do të përbënte asnjë problem nëse braziliani do të nënshkruante me “los blankos”.
Pas largimit të Ronaldos drejt “Juventusit”, emri i Neimar është lakuar disa herë si një alternativë e mundshme për të kaluar në radhët e madrilenëve.
“Nuk do më dhimbte nëse Neimar do të kalonte te “Reali”. Mendoj se “Barcelona” ka një skaudër me lojtarë të mëdhenj dhe janë pretendent për të fituar trofe nga më të rëndësishmit. Kjo nuk do të thotë që Neimar nuk mund të rikthehet në ‘Camp Nou’ edhe pse është mjaft e vështirë”, u shpreh Iniesta.
Mesfushori i “Visel Kobe” foli edhe për largimin e Lopeteguit nga ekipi madrilen.
“Julen e dinte vështirësinë para se të nënshkruante. Klubi kërkonte rezultate edhe pas arritjeve të mëdha që realizoi në vitet e fundit. Nuk ishte një vend i lehtë për të drejtuar”, theksi Iniesta. /e.caushi/